Ballina Shqiperia ime Tha se nuk kishte marrë ftesë, Berisha nuk paraqitet në SPAK për...

Tha se nuk kishte marrë ftesë, Berisha nuk paraqitet në SPAK për 21 janarin

Screenshot

Këtë të premte, Sali Berisha nuk u paraqit në SPAK lidhur me dosjen e 21 Janarit, ku më parë ishte njoftuar se kishte marrë një ftesë për t’u paraqitur në këtë institucion.

– Advertisement –

Ai ishte ftuar nga prokurori Alfred Shehu për të dhënë informacion si person me dijeni të dobishme për ngjarjet e protestës së vitit 2011, ku mbetën të vrarë katër persona.

Të enjten, Berisha kishte bërë të ditur se sipas tij nuk kishte marrë një ftesë zyrtare. Sipas gazetarit të Euronews, Eni Ferhati, duket se ish-kryeministri nuk do të paraqitet sot në SPAK.

SPAK mori këtë dosje pas vendimit të Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut, që ngjarjen e cilesoi si krim shtetëror.