Ballina Shqiperia ime Pas atentatit në Rinas, AMP pezullon zinxhirin komandues të Operacionales

Pas atentatit në Rinas, AMP pezullon zinxhirin komandues të Operacionales

Screenshot

Pas atentatit të ndodhur një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Muçi Shaljani, ka ardhur reagimi zyrtar nga institucioni.

Në deklaratën publike, AMP bën me dije se ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura, si dhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit të Shaljanit, që daton nga shtatori i vitit 2025.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.