Zbardhen identitetet e personave që ranë pre e një atentati sot në afërsi të Rinasit. Mësohet se viktimë dyshohet se ka mbetur shtetasi Gilmando Dani, ndërsa i plagosuri ka mbiemrin Muça. Dyshohet se viktima është pjesë e një grupi kriminal. Gilmando Danit iu bë atentat vdekjeprurës pak çaste pasi ishte kthyer nga jashtë shtetit. Në aeroportin e Rinasit, Dani është pritur nga 40-vjeçari që mbeti i plagosur Muçi Shaljani (Sheqeri).
Viktimë dyshohet të jetë shoferi, ndërsa pasagjeri është plagosur. Mesohet se një automjet është sulmuar me armë nga një tjetër automjet, që ka qenë në lëvizje.
Nga verifikimet paraprake, që kanë bërë agjentët e policisë, thuhet se automjeti i autorëve ka shkuar në drejtim të Fushë-Krujës.











