Ballina Shqiperia ime Balluku prezanton drejtorin e ri të DRSHTRR Fier

Balluku prezanton drejtorin e ri të DRSHTRR Fier

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte sot në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Fier, ku prezantoi drejtorin e ri të kësaj drejtorie, Alban Toska.

Së bashku me Kreshnik Bajraktarin, Balluku vlerësoi përvojën menaxheriale të Toskës dhe shprehu bindjen se ai do të çojë përpara punën e një institucioni ndër më të rëndësishmit në rang vendi.

Vetëm gjatë 10 muajve të fundit, në këtë drejtori janë ofruar mbi 230 mijë shërbime për qytetarët. Ministrja theksoi se vëmendja maksimale do të jetë në përmirësimin dhe modernizimin e mëtejshëm të shërbimeve, për t’i bërë ato më të shpejta dhe më të lehta për të gjithë qytetarët.