Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen D. L., 21 vjeçe, banuese në Tiranë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. B., 44 vjeçe, banuese në Cakran, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një shtetase 41 vjeçe;
-shpallën në kërkim shtetasin L. O., 38 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta, derën e marketit në pronësi të një shtetasi 64 vjeç. Punohet për kapjen e shtetasit L. O.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 61 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.











