Ballina Shqiperia ime Fier – Dy arrestime nga Policia për pl*gosje me th*kë dhe drejtim...

Fier – Dy arrestime nga Policia për pl*gosje me th*kë dhe drejtim automjeti pa leje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Liri”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin N. K., 30 vjeç, banues në Fier, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 23 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.