Ballina Shqiperia ime Fier – Arrestime dhe procedime penale për drogë, aksidente, dhunë dhe ndërtime...

Fier – Arrestime dhe procedime penale për drogë, aksidente, dhunë dhe ndërtime pa leje

Fier – Arrestime dhe procedime penale për drogë, aksidente, dhunë dhe ndërtime pa leje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier bëri me dije se në kuadër të kontrolleve dhe veprimeve procedurale të kryera gjatë orëve të fundit, janë goditur disa raste të paligjshmërisë në territor.

Në lagjen “Belishovë”, fshati Cakran, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të planit operacional të koduar “Koordinata”, kapën në flagrancë bashkëshortët S. M., 51 vjeç dhe B. M., 48 vjeçe, duke u kujdesur për 17 bimë narkotike. Pas veprimeve procedurale, u arrestua S. M. dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë B. M., ndërsa bimët u asgjësuan me djegie.

Në një rast tjetër, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan 71-vjeçarin A. S., pasi në rrugën “Ramiz Aranitasi”, në Fier, duke drejtuar automjetin, përplasi dy këmbësorë, 80 dhe 69 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdes mjekësor.

Po ashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori për 26-vjeçarin K. Ç., nga Lushnja, i cili u kap me doza Cannabisi në posedim.

Nga Komisariati i Policisë Fier u procedua penalisht shtetasi M. M., 49 vjeç, për ndërtim të paligjshëm, ndërsa Komisariati i Lushnjës nisi procedim ndaj shtetasit N. U., 63 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur me grusht një person pas një konflikti për motive të dobëta.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.