Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Volosit në Greqi, ku një burrë shqiptar ka vrarë në mënyrë makabre bashkëshorten e tij, në sy të 4 fëmijëve të mitur që çifti kishte së bashku.
Autori i dyshuar është identifikuar si Pandeli Nakoleci, i cili punonte në ndërtim, ndërsa viktimë mbeti bashkëshortja e tij, Marjola Nakoleci. Ngjarja ndodhi kur gruaja doli nga banesa, moment në të cilin autori e sulmoi duke e goditur me thikë në qafë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas krimit, ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia greke ka shpallur kërkimet për kapjen e tij.
Sipas raportimeve të mediave vendase, Pandeli Nakoleci ishte përdorues droge dhe kishte shfaqur probleme të rënda të shëndetit mendor. Në muajin qershor, ai kishte tentuar të vetëvritej, ndërkohë që marrëdhëniet mes çiftit ishin të tensionuara prej kohësh.
Autoritetet greke po vijojnë hetimet, ndërsa fëmijët e mitur ndodhen nën kujdesin e shërbimeve sociale.