Ballina Bota Shqiptari arratiset nga burgu,nuk do ndiqet penalisht

Shqiptari arratiset nga burgu,nuk do ndiqet penalisht

A bëhet përgjegjës penalisht një i burgosur për thyerje të burgut apo për arratisje?Javën e kaluar, një shqiptar 23-vjeçar arriti të arratisej gjatë një transporti të të burgosurve në Baden.

Ndërkohë ai është kapur sërish – por ligjërisht, arratisja nuk ka pasoja, për aq kohë sa nuk ka përdorur dhunë, nuk ka shkatërruar asgjë dhe nuk ka korruptuar askënd.Sipas policisë kantonale të Aargaut, aktualisht nuk dihen shkelje ligjore të lidhura me këtë arratisje.

Në Zvicër, arratisja nga burgu vetë nuk konsiderohet si vepër penale. Arsyeja është e thjeshtë: “Vetë-favorizimi nuk është i dënueshëm”, shpjegon Marc Jean-Richard, profesor i së drejtës penale në Universitetin e Cyrihut. Pas kësaj qëndron një parim i rëndësishëm.

Mosndëshkueshmëria e vetë-favorizimit – pra e drejta për të vepruar në interesin tënd kur je në dyshim – mbështetet në një parim qendror të shtetit të së drejtës.

“Askush nuk është i detyruar ta ngarkojë veten me faj”, thotë Jean-Richard. Ky i ashtuquajtur “parimi Nemo Tenetur” ka një rëndësi të madhe në të drejtën penale dhe atë procedurale. Me fjalë të tjera: dëshira për liri konsiderohet si një instinkt njerëzor dhe për këtë arsye nuk është e dënueshme.Autoritetet kanë të drejtë të përdorin forcën për të siguruar që dikush ta vuajë dënimin – por një i burgosur nuk është i detyruar të bashkëpunojë. Nëse një i burgosur nuk ndihmon apo arratiset, kjo nuk është vepër penale, shpjegon profesori i së drejtës penale Jean-Richard.
“Vetëm rrethanat shoqëruese të arratisjes – si dhuna apo kërcënimi – si dhe ndihma nga persona të tretë, mund të jenë të dënueshme”.
Por edhe këtu ka përjashtime: “Nëse ndihmësi i arratisjes ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me të arratisurin, atëherë privilegji i vetë-favorizimit zgjerohet edhe për të,” thotë Jean-Richard.
Jo vetëm në Zvicër arratisja e quajtur “walk-away” nuk është vepër penale: Gjermania, Austria, Belgjika, Holanda, Suedia dhe Meksika.

Në këto vende vlejnë gjithashtu parimet e instinktit njerëzor për liri – me kusht që nuk ka dhunë, dëmtime pronësore apo vepra të tjera penale. Në Suedi, megjithatë, arratisja mund të çojë në shtyrjen e lirimit me kusht. Ndryshe nga Zvicra, në këto vende ndihma për arratisje është gjithmonë e dënueshme – dhe mund të dënohet me deri në tre vjet burg.
Në SHBA situata është krejt tjetër: arratisja nga burgu është vepër penale më vete – pa marrë parasysh nëse ndodh me dhunë apo pa dëmtime. Një përpjekje për arratisje mund të sjellë deri në pesë vjet burg. Edhe ndihma për arratisje dënohet me deri në pesë vjet.