Vala e të nxehtit afrikan po rikthehet në vendin tonë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura përvëluese. Sipas shërbimeve meteorologjike, pritet që në ditët në vijim të dominojnë kushtet e një moti shumë të nxehtë dhe të thatë.
Zonat më problematike do të jenë ato në qendër të vendit, veçanërisht Elbasani dhe Berati, ku termometri do të ngjitet sërish në 40°C. Këto temperatura pritet të qëndrojnë për disa ditë
Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore.