Bankers Petroleum Albania Emëron Kryetarin e Bordit Mbikëqyrës dhe Bashkëkryetarin për të Mbështetur Vazhdimësinë e Bashkëpunimit me Autoritetet Shtetërore
Bankers Petroleum Albania ka emëruar z. Andrija Kojaković si Kryetar të Bordit Mbikëqyrës dhe Bashkëkryetar, I cili mbart një karrierë të spikatur në pozicione drejtuese të sektorit të energjisë, diplomaci dhe këshillim strategjik.
Z. Kojaković do të ketë një rol qendror në mbikqyrjen e angazhimit të kompanisë me autoritetet shqiptare dhe në mbështetjen për një sqarim të plotë të situatës aktuale.
Z. Kojaković mbart një përvojë të spikatur në poste drejtuese në sektorin e naftës dhe gazit në Ballkan, përfshirë periudhën kur ka qenë Drejtor Ekzekutiv i kompanisë kroate INA d.d. (1995–1997), ku ka udhëhequr nismat e rëndësishme për ristrukturim financiar dhe ligjor. Ai gjithashtu ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Kroacisë në disa shtete kyçe (përfshirë Kinën dhe Mbretërinë e Bashkuar), si dhe si Anëtar Bordi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku ka këshilluar për zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen. Në sektorin privat, ai themeloi dhe drejtoi Central European Oil Company, e mbështetur nga institucione të rëndësishme financiare ndërkombëtare.
Emërimi i tij përforcon angazhimin tonë për menaxhim të fortë, transparencë dhe udhëheqje të përgjegjshme ndërsa ecim përpara.
Ndërkohë, operacionet tona mbeten të qëndrueshme. Ne kemi riformuar ekipin tonë kryesor dhe punonjësit tanë janë duke u mbështetur në mënyrë të plotë. Aktivitetet e përditshme vazhdojnë pa ndërprerje të mëdha, falë drejtimit të inxhinierëve shumë të kualifikuar dhe me përvojë që po e çojnë kompaninë përpara.
Bankers Petroleum Albania mbetet plotësisht bashkëpunues me të gjitha institucionet dhe autoritetet përkatëse. Ne jemi të përkushtuar ndaj një dialogu konstruktiv dhe përputhshmërisë së plotë gjatë gjithë këtij procesi, duke vazhduar njëkohësisht të kontribuojmë në sigurinë e sektorit të energjisë dhe zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë.