Një pallat në ndërtim në qytetin e Vlorës do të konfiskohet pasi autoritetet kanë konstatuar ndërtimin e tij pa lejen e nevojshme.
Sipas një reagimi të kryeministrit Edi Rama në Facebook, “këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, të cilat sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike, ndërkohë që punonjësit e bashkive që kryejnë sipas ligjit akt-kontrollet në çdo fazë të ndërtimit dhe mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i përcillen prokurorisë për një sërë veprash penale të mundshme”.