Ballina Aktualitet RAMA-“Legalizimet të mbyllen brenda mandatit të katërt”

RAMA-“Legalizimet të mbyllen brenda mandatit të katërt”

Legalizimet të mbyllen brenda mandatit të katërt”, theksoi kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit.Sipas kryeministrit duhet të shmangen ‘gjelat’ në prokurori dhe gjykata, ndërsa i referohet prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli.

Rama: Njeriu që i rri mbi kokë punës i rri mbi kokë punës, kësaj pune s’i ka ndejt mbi kokë, legalizimet duhet të mbyllen, do t’i mbyllim brenda mandatit të katërt duhet të marrim përfundimisht legalizimet, s’ka më proces. Pronë që kthehet në pallat. Duhet të shmangim gjelat në prokurori dhe gjykata që bëjnë lojërat më të çuditshmet, nga IMT, IKMT, policia bashkiake që e ka këtë shtesën me leje po është vetë pa leje. S’mund të jetë që taksat e shqiptarëve të paguajnë pastrimin e llozhave, s’mund të kesh një ndërtim dhe të bësh shtesë pa leje, shembjen pastrimin duhet ta bëjë shteti, kush bën pa leje shtesë mbi shtesë duhet të paguajë shumë shtrenjtë, atyre që merren me ndërtime po u them mis ti marrin në qafë administratorët e kantiereve. Goditje për të mëdhenjtë, kufizim për të vegjlit. Atyre në fshat për një avlli u shfaqet polici në derë, kurse për ata që fitojnë miliona s’ka polici, gjykatë jo. Kjo do të vijojë siç ka filluar.Kreu i qeverisë mbajti një fjalim të mbushur me kritika për të gjithë kryetarët e bashkive, ndërsa njoftoi edhe nismat e reja që do të ndërmarrë.

Ai kishte në fokus zaptimin e hapësirave publike, ndërsa theksoi se do të ngrihet një qendër digjitale për monitorimin e ndërtimeve pa leje. Kantieret e ndërtimit do të pajisen me kamera dhe GPS.

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët dha ultimatum se të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të ishin shkarkuar deri të hënën.

Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera, sa i përket kryetarëve të PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë. Shpresoj që të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar”, u shpreh Rama.