Kryeministri Edi Rama po mban në takim me kryebashkiakët e vendit.
Ai ka kritikuar kreun e bashkisë Vlorë Ermal Dredha, me atë që ndodh me pushtetin vendor.
Rama e ka cilësuar Kadastrën e Vlorës një nga simbolet më kuptimplote të korrupsionit në histori, ndërsa shtoi se i duhet dhënë fund punësimit të personave jashtë fushës së tyre të ekspertizës.
Kreu i qeverisë u ndal edhe tek emërimet nga krah tjetër politik, duke pasur parasysh emërimin e Genc Deromemës së PD, si drejtor Kadastre i Vlorës.
“Simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit në histori. Në Kadastrën e Vlorës janë ndërruar 11 drejtorë. Pasi u ezauruan të gjithë burimet e krahut, kaluam në krahun tjetër. Të vihen njerëz jashtë fushës, e papranueshme. Në vend të financosh një televizion në Vlorë, merr e paguaj një topograf, sille nga Tirana me ato lekë”, tha ai.