Ballina Shqiperia ime Pas 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Pas 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për të liruar dhëndrin e kreut të PD Sali Berisha , Jamarbër Malltezi.

Prej rreth dy vitesh, Malltezi ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa u arrestua më 21 tetor 2023 në kuadër të dosjes “Partizani”.

Ndryshimi i masës ka ardhur kundrejt një garancie pasurore prej 3 milionë lekësh.

Ndërkohë në seancën e sotme mësohet se është rrëzuar edhe kërkesa e gjyqtares Elsa Ulliri për dorëheqje.

Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.