Partia Socialiste ka arritur që të marrë 733,727 vota brenda vendit gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, sipas te dhenave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që tashmë ka numëruar 5217 kuti, nga 5,225 ne total.
Ne krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, Partia Socialiste ka humbur rreth 34 mijë votues, me një rënie prej 4.5%. Kjo Parti fitoi zgjedhjet duke marrë 52.14% te votave të brendshme dhe 61.15% të emigrantëve, qe votuan për herë te parë ketë vit, me nje total prej 53.26%, qe i dhane asaj 83 mandate.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për
Shqipërinë Madhështore, një koalicion mes Partisë Demokratike dhe 25 partive te tjera, perfshire dhe Partinë e Lirisë (ish LSI), ka marrë 480,225 vota në zgjedhjet e 2025-s, duke humbur gati 140 mijë votues, me një rënie prej 22.5%.
PD mori 34.27% të votave të brendshme dhe 23.54% te emigrantëve, me nj mesatare prej 32.93%, qe i prodhuan 50 mandate.
Nëse krahasimi bëhet duke mbledhur votat e PD dhe
LSI në 2021-n, (PD ishte nẽ koalicion me 13 parti në tjera me siglën Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim, ndërkohë që LSI garoi më vete në atë kohë), ato morën në 2021 rreth 729 mijë vota (107 mije vota i mori LSI).
Duke pasur parasysh qe Partia e Lirise (ish LSl) ishte brenda koalicionit ne 2025-s, keto dy parti se bashku
kanë humbur 247 mije votues, me nje renie prej gati
40% ne krahasim me zgjedhjet e 2021-t.
Grafiku / Si votuan shiptarët brenda vendit ne 2021 dhe 2025, rreth 200 mije me pak votues
Elbasani dhe Fieri, qarqet ku PD u tkurr me shume
Partia Demokratike (pa perfshire LSI) ka humbur
votues ne te gjitha qarqet. Me e thelle renia ka qenë
ne garkun e Fierit, me 25 mije votues me pak, me nje
tkurrje prej 40%.
Qarku i dytë me humbjen me te forte eshte Elbasani,
me 18 mije votues me pak, me nje reduktim prej
32.6%. Me pas vijon Korça, ku numri i votuesve eshtë ulur me 27% (-17 mije votues). Në te gjitha qarqet, PD ka shenuar renie dy shifrore. Me e ulet tkurrja esht në Tirane me 17% më pak (-31 mije votues).
Duke mbledhur dhe votat e LSI-së, renia me e forte
ne perqindje vijon te mbetet Fieri (-48%), e ndjekur nga Gjirokastra (-41%), Elbasani (-39%), Korça (38%).
Tkurrja me e vogël eshtë ne Kukës (-21%), ku LSI
pothuajse nuk kishe elektorat ne 2021-n.
Partia Socialiste ka arritur qe te rrise votuesit r
qarqe, Shkodër (+15%), ose 4.5 mijë votues me shume: Diber me 118% (+3 4 mile votues)• Fier me 5.9%, ose 5.4 mijë votues shtesë, dhe Lezha me nj®
rritje minimale prej 1.1% te votuesve ne krahasim me zgjedhjet e 2021.
Humbjen me te madhe te votuesve PS e kishte ne Kukës me 20% m pak (-2.9 mijë votues); Berat, me rènie 13% (-5.5 mije votues) dhe Vlore (-9.8%, ose 5.8 mije me pak). PS kishte gati 19 mije votues me pak dhe në Tiranë, me një renie prej 8.3%.