Edi Rama: Sot ne e ndjemë Francën shumë afër edhe në procesin e anëtarësimit dhe rajoni ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm dhe besnik në të gjitha proceset transformuese në adresimin e momenteve të vështira dhe në mbështetjen e përfshirjen. Jam vërtet shumë mirënjohës dhe të gjithë ne jemi shumë mirënjohës për angazhimin dhe vizitën tuaj. Në një kohë mjaft të shkurtër, kjo na mbush zemrën dhe duhet të punojmë me veten tonë për ta kuptuar që nuk do jetë kaq e zakonshëm të kemi vizitë të një presidenti çdo 18 muaj.
Emmanuel Macron: Faleminderit z.kryeministër për pritjen tuaj të ngrohtë. Është lumturi e madhe të jem përsëri këtu. Ministrat tanë janë takuar po ashtu për këtë agjendë me intensitet të paparë. Ky mandat do na lejoj të vazhdojmë këtë agjendë kaq ambicioze dhe ju organizoj për samiti. Faleminderit për pritjen tuaj dhe vazhdimin që do bëjmë së bashku. Ne do vazhdojmë bashkëpunimin. Shqipëria ka avancuar me negociata. Jam i lumtur për mandatin.