Ballina Aktualitet Kryeministri britanik, Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takohet me Begajn

Kryeministri britanik, Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takohet me Begajn

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka mbërritur në Presidencë këtë të enjte.Ai është pritur nga presidenti Bajram Begaj,me të cilin do të zhvillojë edhe një takim.

Kjo ëhstë hera e parë që një kryeministër britanik viziton vendin tonë.Vizitën në Shqipëri kryeministri Starmer e nisi në portin e Durrësit.

Ai pa në terren punën e policisë shqiptare dhe agjentëve të NCA Agjencisë Britanike Kundra Krimit të organizuar.

NCA është duke ndihmuar policinë shqiptare në parandalimin e trafikut të emigrantëve drejt Anglisë përmes dokumenteve të falsifikuara.

Po ashtu edhe për zbulimin e parave të krimit të cilat tentohen të futen në Shqipëri të fshehura në furgonë mallrash.

Starmer do të zhvillojë një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.