Vijon procesi për numërimin e votës së diasporës.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në këtë moment janë numëruar 79,409 zarfe nga gjithsej 194,889 që janë dorëzuar.
Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të ndjeshëm të Partisë Socialiste, e cila kryeson me 42,492 vota, që përbëjnë 53.97% të totalit të votave të numëruara deri tani.
Në vendin e dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 22,481 vota ose 28.55%.
Të dhënat e detajuara të rezultateve paraprake nga KQZ janë si më poshtë:
- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 42,492 vota
- Koalicioni PD-ASHM – 22,481 vota
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 6,670 vota
- Partia Mundësia – 2,781 vota
- Lëvizja Bashkë – 2,067 vota
- Partia Socialdemokrate (PSD) – 880 vota
- Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 546 vota
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 457 vota
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 207 vota
- Lëvizja Atdheu (LA) – 108 vota
- Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 40 vota