Ballina Shqiperia ime Arrestime për krime zgjedhore në Fier, një person ndalohet me urdhër të...

Arrestime për krime zgjedhore në Fier, një person ndalohet me urdhër të SPAK për korrupsion

Një tjetër operacion i policisë në kuadër të luftës kundër krimeve zgjedhore ka çuar në arrestimin e Pandeli Bozhës, i njohur edhe me emrin Agim Brahimllari.

Bozha është ndaluar me urdhër të SPAK-ut, nën dyshimin për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Bozha, i cili është babai i kandidates së Partisë Socialdemokrate, Limonera Bozha, e cila është pjesë e koalicionit të drejtuar nga Tom Doshi, dyshohet për ndërhyrje dhe manipulim në procesin zgjedhor.