Ballina Shqiperia ime “Tym i bardhë” në Vatikan/ Zgjidhet Papa i ri, ja kush është...

“Tym i bardhë” në Vatikan/ Zgjidhet Papa i ri, ja kush është pasuesi i Françeskut

Tym i bardhë” në Vatikan/ Zgjidhet Papa i ri, ja kush është pasuesi i FrançeskutRezultoi me sukses votimi i tretë në konklavën e 133 kardinalëve në Vatikan për zgjedhjen e Papës së ri, pasi nga oxhaku i në Kapelën Sistine doli tym i bardhë, i cili nënkupton se Kisha Katolike Romake ka një Papë të ri.

Në votimin e katërt, Konklavi zgjodhi Papën e ri. Tym i bardhë doli në orën 6:08 pasdite nga oxhaku i Kapelës Sistine. Ende nuk e dimë se kush është përzgjedhur, por do të bëhet e qartë kur ata të dalin në ballkonin e Kapelës Sistine, me shumë mundësi brenda një ore. Kardinali i lartë së shpejti do ta konfirmojë vendimin me fjalët Habemus Papam” – latinisht do të thotë “kemi një Papë”, dhe do ta prezantojë Papën e ri me emrin e tij të zgjedhur papnor.15,000 njerëz mbërritën në sheshin Shën Pjetër për të parë tymin. Kjo u bë e ditur nga forcat e policisë të pranishme në vendngjarje. Priten më shumë njerëz në vijim.