Ballina Shqiperia ime Arrestohet kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet”. Policia i ‘bastis’ banesën

Arrestohet kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet”. Policia i ‘bastis’ banesën

U kap me kokainë, arrestohet kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet”. Policia i ‘bastis’ banesën

Policia ka arrestuar në flagrancë kandidatin e koalicionit “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi, pasi është kapur me kokainë.

Fillimisht kandidati për deputet ka tentuar të largohet, por blutë mundën ta neutralizojnë.

Mësohet se policia ka bastisur banesën e tij në Sarandë dhe po kryen kontroll.

Arrestimi i tij vjen në një kohë kur na ndajnë edhe 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa Isufaj është kandidati i Adratik Lapajt dhe kandidon në listë të hapur në këto zgjedhje.