Komisioni Qendror Zgjedhor po shpërndan materialet e nevojshme për procesin zgjedhor në të gjithë vendin, ku përfshihen fletët e votimit, kutitë e votimit, proces-verbalet, dhomat e fshehtësisë dhe të gjitha materialet e tjera që garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Deri më tani, shpërndarja ka përfunduar për qarqet:
Gjirokastër
Dibër
Shkodër
Lezhë
Ndërsa është duke u shpërndarë në:
Vlorë
Korçë
Berat
Kukës
Pas këtyre, radha vjen për qarqet:
Fier
Elbasan
Tiranë
Durrës