Ballina Shqiperia ime Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët për veshjen me të...

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët për veshjen me të zeza

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Kryemadhi u paraqit në ambientet e prokurorisë së posaçme në kuadër të respektimit të masës së sigurimit të vendosur ndaj saj, detyrim paraqitje.

Gjatë hyrjes në prokurori ajo tha për gazetarët se orari i paraqitjes i ishte shtyrë me një orë, ndërsa tha se do të fliste me ta pasi të dilte pasi u pyet se përse ishte veshur me rroba të zeza.

“Nuk është se kam ndonjë gjë të keqe, por do ua them pastaj”, tha Kryemadhi.