Ballina Shqiperia ime Rama në Devoll sulmon Nallbatin

Rama në Devoll sulmon Nallbatin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Devoll ka kritikuar kandidatin e PD në zonë, Bledjon Nallbatin.

Rama rikujtoi se zona e Devollit dekada më parë është përfaqësuar në Parlament nga poeti i shquar Dritëro Agolli, ndërsa e quajti kandidatin demokrat si një “rrugaç”.

“Si mund të votojnë demokratët e Devollit për një rrugaç? Është një grup rrugacësh. Ju e dini mirë rrugaçin kryesor. Si mund të bjerë pazari deri në pikën kur t’i çojnë parlamentit të Shqipërisë këtë rrugaç? Si mund të shkosh nga Dritëri Agolli te një turp vendor këtu? Si mund të bëhet kjo punë”, tha Rama.