Ballina Shqiperia ime Berisha zbaton masën e sigurisë dhe zbulon mesazhin e lënë në SPAK

Berisha zbaton masën e sigurisë dhe zbulon mesazhin e lënë në SPAK

Lideri i opozitës shqiptare është paraqitur gjatë ditës së sotme në SPAK.

Në respekt të masës së sigurisë dhënë politikisht nga gjykata kreu demokrat ka respektuar ritualin e paraqitjes në organin e akuzës.

Pasi doli nga SPAK, Berisha zbuloi mesazhin e lënë në SPAK.

“Para se të paraqes para shqiptarëve një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës, unë dua të informoj se lashë këtë shënim në zyrat e Skapit të partisë.

Amnisti elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i Altin Dumanit, shërbëtorit të Edi Ramës, i cili në fakt ndaj dhe kërkon që të shndërrojë kushtetutën në DumanKushtetutë. Kurrë. Dhe firma e Sali Berishës”, tha kryedemokrati.

Po ashtu, Berisha publikoi dhe vendimin e Gjykatës së Janinës: Irena Gjoka e dënuar me 3 muaj burg, çdo vendim i saj është i pavlefshëm

“Të dashur, qytetare dhe qytetarë shqiptarë.

Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e pafytyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar me burg në vendet fqinj, dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual.

Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysëm milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë.

Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani.

Nga viti 2005, vit i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur në kolektiv, bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut…

… Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh.

Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ.

Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, të këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë euro nga emigranti, i kërkon edhe çantë Luis Vuiton. Dhe emigranti i thotë, për kë e do atë çantë, e dua për zonjën thotë, jo, jo e dua në intimitet, por nuk po hyj në intimitete”, u shpreh Sali Berisha.