Kryeministri Edi Rama, ka qenë këtë mbrëmje në Peshkopi, ku mbajti tubimin e radhës elektoral në Fushën e Gjoricës.
Në këtë takim ka qenë edhe këngëtari Noizy dhe Rama ka ndarë batuta me të. Rama i tha Noizyt se më herët as që mendohej që ai me Lamborghini të bëjë rrugën për në Dibër, për shkak të gropave, ndërsa tani vjen për mrekulli nga Rruga e Arbrit.
Noizy u shpreh se dëshiron që të shtrohen dhe a rrugë rurale, që të çojnë tek gjyshërit e tij. Rama i premtoi se do të bëhën dhe ata rrugë, por se i tha se duhet që të mbajë koncert në Dibër.
Bashkëbisedimi:
Rama: I thosha unë se jemi shok me Noizyn, o Noizy pa e bo atë Lamborghinin tat me shku plumb pushke në Peshkopi nuk e lë këtë punë. Noizy jo me helikopter, jo me dron, çonte me pa ku janë punimet. Çonte makina të lodhme me më provoku. Tipik dibran. Ta hedh këtej, ti sheh këtej dhe ta fut këtej. Mirë thoshte ka ec, po… ajo po-ja ishte ky Lamborghini im zor se ikën atje. Do marrësh Lamborghinin dhe do jesh i pari që do futesh nga rruga e Maqellarës në Peshkopi.
Noizy: Nga ura e Shupenzës është vetëm 2 km pa shtruar. Kam gjyshin atje, ta shoh. 2 km janë.
Rama: E kuptoni tani?! I them Klosit, kujdes me atë 4-1. Unë them që meqë nuk u prishëm për atë rrugën e Arbrit, dhe tunelin e Murrizit sikur kishin ardhur xhindet e Dibrës aty mren’, nuk do prishemi për 2 km. Kushti është, bëjmë rrugën por albumin e vet Noizy do e prezantoj te kjo rruga këtu. Do i sjelli gjithë fansat nga Kosova, Maqedonia e Veriut, se rrugën e kanë. Asaj rrugës do ja vejmë rruga e Noizyt. Dakord kryetar? Do i vëmë gozhda që mos të shkojnë me shpejtësi makinat.