Ballina Shqiperia ime Një zjarr i madh ka përfshirë një apartament në katin e tetë...

Një zjarr i madh ka përfshirë një apartament në katin e tetë të një pallati në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”

Një zjarr i madh ka përfshirë një apartament në katin e tetë të një pallati në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, vetëm pak minuta më parë. Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të dendura tymi që ngrihen nga ballkoni i apartamentit, ndërsa situata ka shkaktuar panik mes banorëve të lagjes.

Sipas raportimeve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur si pasojë e një shpërthimi të një bombule gazi brenda apartamentit. Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse ka të lënduar, ndërsa dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se flakët përfshinë shumë shpejt banesën.

“Zjarrfikësja mbërriti kur gjithçka ishte djegur. Nuk e dimë nëse kishte njerëz brenda,” u shpreh për redaksinë tonë një qytetare që banon pranë ndërtesës.