Ballina Shqiperia ime Rama batuta me këngëtaren “Merr dhe një këngë tjetër, se ne të tallavasë...

Rama batuta me këngëtaren “Merr dhe një këngë tjetër, se ne të tallavasë jemi…”.

Kreu i PS Edi Rama, po vijon takimet elektorale në Elbasan, ku aktiviteti i radhës pasditen e së enjtes, është ai me gratë dhe vajzat. Ndryshe nga takimet e kaluara Rama i ka kërkuar këngëtares, që hapi takimin, që të këndojë sërish.

Kënga qëlloi të ishte e paplanifikuar sepse Rama iu afrua dhe ia kërkoi këngën e radhës si një mesazh ironik për PD-në.

“Merrja dhe një këngë tjetër se ne të tallavasë jemi, nuk jemi si ata që dëgjojnë  Beethoven me Vrenozin në krye.”-tha Rama.