Forcat zjarrfikese vijojne te luftojne me flaket ne pyllin me pisha te Pishporos ne Fier. Zjarri i riaktivizuar mesditen e djeshme eshte neutralizuar ne oret e para te mengjesit ne nje perimeter te konsiderueshem , por te favorizuara edhe nga era vatrat e zjarrit jane aktivizuar serish. Sipas informacioneve nga terreni , ne operacionin per shuarjen e flakeve jane te angazhuara 5 mjete zjarrfikese , 4 te Fierit dhe 1 e Rroskovecit si dhe 40 forca te armatosura te Poshnjes. Sipas shefit te sherbimit zjarrfikes te bashkise Fier, Zija Hyka, situata eshte e veshtire per te vene nen kontroll te plote vatrat e shumta te zjarrit te cilat jane perhapur ne nje zone te gjere, teksa ka theksuar se vetem nderhyrja nga ajri mund te neutralizonte flaket.