Mesohet se jane dy çështje për të cilat SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për Vangjush Dakon dhe disa zyrtarëve të tjerë në qytetin e Durrësit. Referuar burimeve , hetimet janë kryer për një pallat 11 katësh, ku katër kate të tij dyshohet se janë ndërtuar pa leje. Ky pallat u dëmtua nga tërmeti shkatërrimtar i 2019, ku humbën jetën dhjetëra qytetarë.
Hetimet për rastin e dytë kanë të bëjnë me një tender ku bashkia e Durrësit ka blerë një projekt për zhvillimin e vijës bregdetare duke e rritur me dhjetëfish vlerën reale të tij dhe duke i shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit të shtetit prej 180 milionë lekësh.
“E dyta, ka të bëjë me një tender, për zhvillimin e bregdetit në zonën e Durrësit, ku bashkia ka blerë një projekt sa i takon zhvillimit të vijës bregdetare duke e rritur me dhjetëfish vlerën reale të tenderit duke I shkaktuar dëm buxhetit të shtetit 180 mln lekësh. Vlera e këtij tenderi përllogaritet në rreth 220 milionë lekë, ndërsa 180 janë bërë dëm buxhetit të shtetit”