Ambasadorja amerikane Yuri Kim: Të gjithë që kanë të drejtë vote të votojnë! Kemi parë raportime për shitje dhe blerje votash, shpresojmë që autoritetet të bëjnë punën e tyre. Partitë të reagojnë dhe të ndërmarrin veprime, kur personat blejnë vota në emër të tyre.
Duket se mesazhi i Yuri Kim i adresohet indirekt dhe Partisë së Lirisë që drejtohet nga Ilir Meta, pasi gjatë ditës së sotme u vu në pranga koordinatori i kësaj force politike në Kuçovë, i cili premtonte para kundrejt votave në 14 Maj.
Deri tani janë të pakta rastet e denoncuara për shitblerjen e votave, e megjithatë zhdukja e këtij fenomeni duket e largët, me varfërinë dhe korrupsionin që gërshetohen mes tyre.