Ballina Shqiperia ime 9 ngjarje të rënda kr*minale në dy javë, RENEA “blindon” Sarandën

9 ngjarje të rënda kr*minale në dy javë, RENEA “blindon” Sarandën

Saranda ka pësuar një rritje të dukshme të aktiviteteve kriminale gjatë muajit të fundit, ku përplasjet mes grupeve kriminale dhe ngjarjet e dhunshme kanë shkaktuar dëme serioze, si plagosje të personave dhe shpërthime me eksploziv.Këto aktivitete, të cilat shpesh kanë pasur motivet e tyre ekonomike, por ndodhin edhe për arsye të dobëta, kanë bërë që qyteti të përballet me një valë të shtuar tensioni dhe dhune.Mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:30, në qytet mbërritën forcat speciale RENEA, të cilat filluan një operacion kontrolli për kapjen e personave të kërkuar, të përfshirë në ngjarjet e fundit kriminale. Ky aksion ka përfshirë gjithashtu FNSH dhe forcat “Shqiponja”, ndërkohë që rezultati i këtij operacioni ende nuk është bërë i ditur. Ky është operacioni i dytë i zhvilluar brenda pak ditësh, pas atij të dielën e kaluar, ku kontrolle të ngjashme u zhvilluan nga forcat e policisë të Tiranës dhe Vlorës, por pa ndonjë rezultat të dukshëm.

Një ndër ngjarjet më të rënda të fundjavës ka qenë shpërthimi i eksplozivit, që shkatërroi automjetin e 31-vjeçarit Klaus Jaçaj. Jaçaj është një person me precedentë të rëndë penalë dhe aktualisht në kërkim për “përkrahje të autorit të krimit”, lidhur me një ngjarje të ndodhur në Sarandë më 17 korrik, ku dy të rinj nga Kamza u plagosën me armë.