Ballina Bota 80-vjetori i triumfit ndaj nazizmit, Trump dhe Putin shkëmbejnë mesazhe urimi përmes...

80-vjetori i triumfit ndaj nazizmit, Trump dhe Putin shkëmbejnë mesazhe urimi përmes këshilltarëve të tyre

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë shkëmbyer urime me rastin e 80-vjetorit të mposhtjes së Gjermanisë naziste, përmes këshilltarëve të tyre, njoftoi sot Kremlini.

“Përmes këshilltarëve të tyre, presidenti Putin dhe Presidenti Trump shkëmbyen urime për festën tonë të përbashkët,” deklaroi këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, gjatë një interviste në Channel One.

Ai theksoi se mesazhet ishin “të ngrohta dhe të ndërsjella”, duke e cilësuar këtë si një simbolikë të respektit për një nga momentet historike më të rëndësishme të shekullit XX.

Rusia shënoi të premten këtë përvjetor me një paradë të madhe ushtarake, ku morën pjesë dhjetëra udhëheqës botërorë, përfshirë presidentin kinez Xi Jinping.

Sipas agjencisë TASS, ambasadorja e SHBA-së në Rusi, Lynn Tracy, nuk ishte e pranishme në ceremonitë e organizuara në Moskë.