8 të arrestuar, mes tyre kryeinfermieri pas arratisjes se Altin Ndocit nga spitali

Tetë persona janë vënë në pranga nga Policia e Shtetit pas arratisjes së të dënuarit Aktin Ndoci, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në spitalin rajonal të Durrësit. Arrestimet janë kryer në kuadër të hetimeve për zbardhjen e rrethanave të arratisjes, ku dyshohet se personat e ndaluar kanë pasur role të ndryshme në lehtësimin e largimit të tij nga ambientet spitalore.Aulon Çuko- Kryeinfermieri
-Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë
-Pesë policët e shoqërimit: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela
-Violeta Uka

Sipas burimeve zyrtare, Policia po vijon kontrollet dhe veprimet hetimore për lokalizimin dhe kapjen e të arratisurit, si edhe për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale të personave të përfshirë në këtë ngjarje.