
Në një konferencë për shtyp, Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula njoftoi se tre inspektorë të AKU-së janë dërguar për verifikim disiplinor, ndërsa katër të tjerë do t’i nënshtrohen po ashtu masës disiplinore, duke e çuar numrin total në shtatë.
Për një subjekt që tregton vezë dhe pula, rasti ka kaluar për hetim në shkallën e parë dhe pritet të ketë edhe hetim penal ndaj subjektit tregtar.
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje që këto raste të ndiqen me vëmendje dhe të mos ketë tolerime










