Ballina Shqiperia ime 65-vjeçari i vë flakën banesës , lëndohet bashkëshortja

65-vjeçari i vë flakën banesës , lëndohet bashkëshortja

Një 65-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi i ka vënë flakën banesës së tij, ku është dëmtuar bashkëshortja.Në pranga ka rënë S. B., 65 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Policia thotë se “dyshohet se për motive të dobëta, i ka vënë flakën një banese në pronësi të tij (aktualisht, e pabanuar). Si pasojë është dëmtuar bashkëshortja e tij, e cila mori ndihmë mjekësore, në spital”.