60-vjeçari i jep fund jetës me fotoksinë

60-vjeçari i jep fund jetës me fotoksinë

231
SHPËRNDAJE

Fotoksina merr sërish jetë në Berat.60-vjeçari nga Dimali Irfan Çela i jep fund jetës,duke pirë 3 kokrra fostoksinë.Prej vdisa vitesh i ndarë nga bashkēshortja ai ishte rënduar psikologjikisht.

Një 60-vjeçar ka vendosur ti japë fund jetës,duke konsumuar 3 kokrra fostiksinë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çiflik në bashkinë Dimal.Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në banesën e 60-vjeçarit Irfan Çela.Ai është gjetur në gjendje të rënduar nga familjarët e tij,që e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore,60-vjeçari nuk ka mundur dot të mbijetojë.Ai ka gjetur vdekjen rreth orës 13:00,disa minuta pas mbërritjes në spital.Trupi i tij i pajetë është transportuar në Morg,ku do kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.Burime policore bëjnë me dije se,Irfan Çela jetonte i vetëm,pas ndarjes me bashkëshorten disa vite më parë.Të njëjtat burime konfirmojnë se Çela kishte shfaqut prej disa kohësh probleme psikologjike dhe mendohet pikërisht se i ka pirë kokrrat në kushte të rënduara psikologjike.Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat po vijojnë tashmë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti.

S'KA KOMENTE