5 mijë lekë për festa, miratohet “Bonusi” i pensionistëve. Do jepet bashkë...

5 mijë lekë për festa, miratohet “Bonusi” i pensionistëve. Do jepet bashkë me pensionin e dhjetorit

120
SHPËRNDAJE

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

Ministri i Ekonomisë Ervin Mete sqaron se bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

“Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.

Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit”, shprehet ministri Mete.

S'KA KOMENTE