Ballina Shqiperia ime  48-vjeçari bie nga lartësia, ndërron jetë në vend

 48-vjeçari bie nga lartësia, ndërron jetë në vend

Një 48-vjeçar ka humbur jetën paraditen e së shtunës në Tiranë, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një pallat në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Brigada VIII”. Viktima është një shtetas i huaj nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.