Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure teksa ishte duke punuar tokën bujqësore në zonën e Levanit, në Fier.
Sipas informacioneve paraprake, ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin e ambulancës. Ekipi mjekësor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer përpjekjet e nevojshme për ta mbajtur në jetë, por 45-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak. Ngjarja po dokumentohet nga autoritetet për sqarimin e plotë të rrethanave.










