Ballina Shqiperia ime 44-vjeçari tenton të grabisë një banesë, pla*oset me a*më zjarri në Sarandë

44-vjeçari tenton të grabisë një banesë, pla*oset me a*më zjarri në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës në fshatin Markat, bashkia Konispol, ku është plagosur me armë zjarri 44-vjeçari Saimir Haxhi.

Ai është qëlluar me çifte në pjesën e pasme të trupit dhe dyshohet se ndodhej në tentativë për të vjedhur në një shtëpi të zonës.

Burime policore bëjnë me dije se Haxhi, person me precedentë penalë, u transportua fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas, për ndihmë më të specializuar, u dërgua në spitalin e Vlorës.