Arrestohet edhe e ëma e 26-vjeçares Ermalinda Rama, e cila mbyti babain Anesti Rama me tel në fshatin Frashër të Fierit. Pas vrasjes, së bashku me të ëmën, kanë tentuar që të fshihnin ngjarjen duke pastruar trupin e 56-vjeçarit dhe me qëllim inskenimin si aksidentale. Nëna e të resë ka mohuar përfshirjen në ngjarje.
Pasi vrau të atin, vajza telefonoi policinë duke pretenduar se babai kishte humbur jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale.Por, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, u krijuan dyshimet se 56-vjeçari nuk kishte humbur jetën aksidentalisht.Ajo ka pranuar më pas krimin në polici, duke treguar se i ati ishte fanatik dhe se nuk e linte që të vishej si donte apo të argëtohej. 26-vjeçarja i ka thënë grupit hetimor se 56-vjeçari i ushtronte presion në përditshmërinë e saj dhe se kishte debate të shpeshta me të atin pasi nuk i jepte para kur ajo i kërkonte.
Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.”, thuhej në njoftimin e policisë një ditë më parë.