Ballina Shqiperia ime 2 turiste te huaj dergohen në spitalin e Vlorës pasi jane shpetuar...

2 turiste te huaj dergohen në spitalin e Vlorës pasi jane shpetuar nga mbytja ne det

Dy shtetase të huaja, grua dhe një vajzë kanë rrezikuar mbytjen këtë të  premte në plazhin pranë zonës së Lungomares, në Vlorë.Te dyja shtetaset ndodheshin ne det, disa metra larg bregut ndërsa e gjithë ngjarja është parë nga pushuesit teksa ka qenë një prej tyre, që punon edhe si vrojtues në plazhin ngjitur, i cili ka hyrë në det duke u dhënë ndihmën e parë dhe i ka nxjerrë në breg në gjendje të  rëndë.

Ndërkohë një tjetër pushues ka treguar momentet e para, ndërsa vetë ata pranojnë se ka patur vonesa në mbërritjen e ambulancës.Të dyja shtetaset me kombësi ukrainase janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës ku raportohet se ato ndodhen në intubim, vajza është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mjekët po kujdesen për gjendjen e gruas.