2 të zhdukurit në Sarandë, vëllai i Sulovarit flet pas takimit me...

2 të zhdukurit në Sarandë, vëllai i Sulovarit flet pas takimit me Rrumbullakun

204
SHPËRNDAJE

Familjarët e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit kanë folur pas bisedës që patën me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit muhamet Rrumbullaku.

Vëllai i Sulovarit, tha se mori garancinë e Rrumbullakut se do të rinisin kërkimet  dhe se hetimet po ecin mbarë. Sakaq ai tha se si familje nuk kanë konflikte me askënd.

Vellai i Sulovarit: Do fillojnë së shpejti, kemi në vazhdimësi, por do fillojnë. Nuk më dhanë shumë shpjegim, jemi në rrugë të mbarë, deri tani nuk më dha ndonje shpresë. Shpresojmë tani.

Jo do e ndërpresim për momentin protestën.  Me datën 6 kam kontaktuar për herë të fundit, ishte shumë i qetë. Nuk kemi pasur probleme. Deri në këtë pikë, se të vogla kemi pasur. Nuk kemi dyshime se nuk kemi konflikte. I morëm të gjitha pajisjet. Leonardin e ka pasur të njohur ai, nuk ishin të ngushtë, nuk i thua do shok. Me 6 maj do jemi prapë këtu.

S'KA KOMENTE