Ballina Shqiperia ime 17-vjeçarja konsumon fotoksinë, përfundon në spital

17-vjeçarja konsumon fotoksinë, përfundon në spital

Një 17-vjeçare është paraqitur pasditen e 27 majit pranë spitalit të Gramshit.

Sipas policisë 17-vjeçarja kishte konsumuar fotoksinë.

Teksa vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, rreth orës 14:30, në spitalin e Gramshit, është paraqitur për të marrë mjekim, një shtetase 17 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. 17-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.