Ballina Shqiperia ime 14-vjeçari plagosi me thikë një 20-vjeçar, shoqërohet në komisariat

14-vjeçari plagosi me thikë një 20-vjeçar, shoqërohet në komisariat

Plagosi me mjet prerës një 20-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar.

Rreth orës 21:30, në lagjen “Popullore”, Shijak, shtetasi i mitur S. J., 14 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta shtetasin  R. K, 20 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi S. J, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.