Ballina Arsimi 13 mijë nxënës në Fier nisin vitin e ri shkollor, 900 femije...

13 mijë nxënës në Fier nisin vitin e ri shkollor, 900 femije ulen per here te pare ne bangat e shkolles

Neser nis viti i ri shkollor me hapjen e dyerve të të gjitha institucioneve arsimore në juridiksionin e ZVAP Fier, për rreth 13 mijë nxënës. Mes tyre, afërsisht 900 fëmijë do te ulen për herë të parë në bangat e shkollës.

Institucionet arsimore janë përgatitur për të garantuar kushte të plota për zhvillimin e mësimit. Dy shkolla të rikonstruktuara rishtas i janë shtuar rrjetit arsimor, ndërsa shpërndarja e librave është kryer në kohë, duke mundësuar që çdo nxënës të pajiset me tekstet e nevojshme.

Vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe modernizimit të mjediseve mësimore, përmes instalimit të laboratorëve bashkëkohorë dhe klasave SMARTLab, që synojnë të afrojë nxënësit me teknologjinë dhe metodat bashkëkohore të të mesuarit.

Një tjetër element i rëndësishëm është se këtë vit nuk ka mungesa të stafit pedagogjik. Çdo klasë është mbuluar nga mësuesit përkatës përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”. Në mbështetje të procesit do të jenë edhe oficerët e sigurisë dhe shërbimi psikosocial, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm shkollor