Aksidentet në rrugë vazhdojnë të marrin jetë. Dy viktima u shënuan në zonën e Maliqit dhe Memaliaj. Ndërsa në Shkodër drejtuesi 58-vjeçar pësoi infarkt
Tre persona kanë humbur jetën nga aksidentet në rrugë prej orëve të para të së enjtes.
Në aksin rrugor “Pogradec-Korçë” pranë Maliqit, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Për ngjarjen policia thotë se ka shoqëruar shoferin, ndërsa do të jenë provat që do të zbulojnë shkaqet.