Zgjedhjet vendore,gazetari tregon bashkinë ku do jetë përplasja më e fortë

Zgjedhjet vendore,gazetari tregon bashkinë ku do jetë përplasja më e fortë

152
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste televizive ka thënë se në cilën bashki do të jetë përplasja më e fortë për zgjedhjet e 14 majit.

Hoxha tha se përballja e fortë do të jetë në bashkinë e Vaut të Dejës, me Zef Hilës që kërkon të rikthehet.

“Zona si Vau i Dejës, Kukësi, Dibra, Puka, opozita do bëjë të gjitha përpjekjet që t’i rimarrë. Pa rimarrë ato e ka të pamundur të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme. Pse këtu? Nga sondazhet Shkodra është e vështirë për mazhorancën që ta marrë, Vau i Dejës ka qenë në administrim të mazhorancës, aty do ketë një betejë të fortë. Kandidati i mazhorancës ka njohje dhe mbështetje të madhe në zonë. Për mua aty do ketë përplasje më reale mes Zef Hilës që kërkon të rikthehet, edhe pse ka pasur konflikte me njerëz të tjerë”, tha Hoxha.

S'KA KOMENTE